Deri në 6 miliardë franga për Konfederatën dhe kantonet

Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) parashikon të shpërndajë deri në 6 miliardë franga gjatë periudhës 2026–2030, me kusht që situata e saj financiare ta mundësojë një gjë të tillë.
Sipas formulës së përcaktuar për shpërndarjen e fitimit, dy të tretat e shumës u takojnë kantoneve, ndërsa një e treta i ndahet Konfederatës, transmeton albinfo.ch.
Pjesa që merr secili kanton llogaritet në bazë të numrit të banorëve. Këto mjete mund të përdoren për financimin e shërbimeve dhe projekteve publike, përfshirë infrastrukturën lokale, shëndetësinë dhe arsimin.
Shpërndarja e këtyre mjeteve, megjithatë, varet nga rezultatet dhe gjendja financiare e Bankës Kombëtare gjatë viteve përkatëse.
The post Deri në 6 miliardë franga për Konfederatën dhe kantonet appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



