‘As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë’ – Gjini reagon edhe në Facebook

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, pas konferencës për medie që mbajti, sonte ka bërë edhe një reagim tjetër për situatën politike në vend në rrjetin e tij social në Facebook.
Por postimi i tij duket së është më i shkurtër i cili i referohet situatës së sotme që ka ndodhur në Kuvend, ku pas betimit të deputetëve, me kërkesë të kreut të VV-së, Albin Kurtin është ndërpre seanca duke pamundësuar kështu konstituimin e Kuvendit.
Ai në një postim në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar:
“As një milion vota nuk e shndërrojnë gënjeshtrën në të vërtetë;
As një milion vota nuk e shndërrojnë të mbrapshtën në të mbarë;
As një milion vota nuk e shndërrojnë ligësinë në mirësi;
As njëqind milionë vota nuk e bëjnë marrëzinë urtësi.
Rroftë Kosova e pavarur dhe demokratike!” /GAZETA10
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



