Milori shtron pyetjen: Nëse protesta copëzohet nga policia, a zgjidhet problemi?

Milori shtron pyetjen: Nëse protesta copëzohet nga policia, a zgjidhet problemi?

Gazetarja Mirela Milori e ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka analizuar protestat e studentëve dhe të rinjve, duke i lidhur ato me një krizë arsimore, sociale dhe ekonomike ndër vite.

Milori u shpreh se revolta e të rinjve është e drejtë dhe se ata nuk duan të keqen. Ajo theksoi se situata aktuale është pasojë e politikës në arsim dhe ekonomi. Sipas saj, nëse protesta copëzohet nga policia, ajo nuk do të zgjidhë problemit por do vazhdojë duke u transformuar e të shpërthejë sërish më vonë.

“Studentët prandaj e kanë të drejtë. Nuk ka brez që do të keqen. Është brez i keqedukuar. Për fat të keq po. Por dhe këtë e ka politika. 13 vitet e fundit ska kujt t’ ja kërkojë sepse më u mbush arsimi i fillor dhe tetëvjeçar, nëntëvjeçar më i rëndësishmi në formimin e njeriut. U mbush me militantë. Çfarë ta bëj? Fute mësues se na sjell vota këtu dhe ai që jepte biologjinë jepte dhe kiminë dhe matematikën edhe shkencën dhe fizkulturën.

Dhe ty të vijnë tani njerëz që nuk dinë. E kam thënë 1 milion herë, bëhem e bezdisur do ta them. Njerëz që nuk dinë të zgjedhojnë foljet dhe nuk dinë të lakojnë emrat. Dhe mos artikulimi i të folurës është mos artikulimi i mendjes. Tani ai është i revoltuar për këtë.

Këta fëmijë këta të rinj që të dalin me fytyrë, nuk janë organizimi. Ti i ke dhënë shkas që dhe të huajt që duan të përfitojnë, fjala vjen, ka mundësi sepse ka këtu një pakënaqësi. Nuk është se ne jemi shumë mirë dhe si na ndodhi kjo na erdhi.

Jo, jo, nuk është ça po na ndodh se duhet ta dinë të gjithë edhe përfaqësues e PS-së që Shqipëria çarë ka kufij të gjelbër, pra kufij tokësor, zonat kufitare nuk të ushqehen më në Shqipëri, të kalojnë kufirin dhe shkojnë blejnë në Kosovë, në Mal të Zi, në Greqi, në Maqedoninë e Veriut, se çmimet janë më lirë, apo jo?

Nafta është më lirë, atë që e blen 4 euro aty e gjen në marketet e Tiranës 9 mijë, 10 mijë të vjetra. Pra të gjitha këto që dikujt mund t’i duken bezdisëse. Ka njerëz që s’e kanë konceptin e 10 mijë lekëshit të vjetër, ça po flet kjo tani mund të thotë dikush. Po dhe kjo tani merret me këta të varfërit. Të gjitha këto, që të thashë ka njerëz nuk e dinë, se s’bëjnë as pazar vetë, kanë të dedikuar për çdo gjë në jetën e tyre.

Këta që janë këtu nuk i kuptojnë këta të rinj se këta të rinj kanë disa prindër të tjerë. Nuk janë si këta që s’pyesin për 10 mijë lekëshin, janë fëmijët e atyre prindërve që e kursejnë 10 mijë lekëshin. Atëherë jepu shpjegim këtyre njëherë dhe pastaj tani për shpjegim koha ka kaluar me sa kuptoj unë. Këta nuk ulen më në dialog ose kjo do vazhdojë dhe do transformohet. Mund të mbyllet, prapë do shpërthejë, se po nuk u zgjidh problemi nuk mbyllet”, tha Milori.

Karamuço: Protestuesit vendosnin GPS në makinat e policisë

The post Milori shtron pyetjen: Nëse protesta copëzohet nga policia, a zgjidhet problemi? appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.