Mimoza Kusari-Lila: Tre policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë

Kusari-Lila: 3 policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë. Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se s’ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës, shkruan Express. Kusari-Lila thotë se ekziston vetëm një agresor dhe ky është regjimi actual në Serbi. Ajo tutje ka […]

Mimoza Kusari-Lila: Tre policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë

Kusari-Lila: 3 policët e rrëmbyer nga Serbia janë të burgosur politikë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se s’ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës, shkruan Express.

Kusari-Lila thotë se ekziston vetëm një agresor dhe ky është regjimi actual në Serbi.

Ajo tutje ka thënë se tre policët kufitarë të rrëmbyer nga Kosova, tashmë janë të burgosur politik që po mbahen në Serbi.

“NUK ka vend për neutralitet kur trajtohen sulmet e dhunshme në veri të Kosovës. Ekziston vetëm një agresor dhe është i lidhur drejtpërdrejt me regjimin aktual të Serbisë. Tre policë kufitarë të rrëmbyer tani janë të burgosur politikë të mbajtur në Serbi”, ka shkruar Kusari-Lila