Ministri i Jashtëm britanik viziton Kievin/ Paraqet mbështetjen financiare prej 55 milionë paund për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, vizitoi Ukrainën për herë të dytë që kur u emërua në post, ku njoftoi një mbështetje financiare shtesë prej 55 milionë paund për Ukrainën. Kjo mbështetje synon forcimin e sektorëve të energjisë dhe eksportit të grurit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Gjatë vizitës, Lammy do të takohet [...]Read More...

Ministri i Jashtëm britanik viziton Kievin/ Paraqet mbështetjen financiare prej 55 milionë paund për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Britanisë, David Lammy, vizitoi Ukrainën për herë të dytë që kur u emërua në post, ku njoftoi një mbështetje financiare shtesë prej 55 milionë paund për Ukrainën.

Kjo mbështetje synon forcimin e sektorëve të energjisë dhe eksportit të grurit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Gjatë vizitës, Lammy do të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe figura të tjera qeveritare për të diskutuar mënyrat e mbështetjes të mëtejshme për Ukrainën.

Vizita e Lammy vjen dy javë pas nënshkrimit të një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës nga Kryeministri britanik Keir Starmer. Ky traktat thekson thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje, duke përfshirë sigurinë detare në Detin e Balltikut, Detin e Zi dhe Detin Azov, si dhe projekte teknologjike të lidhura me dronët. Gjithashtu, traktati parashikon një sistem për të ndjekur grurin ukrainas të eksportuar nga territori i pushtuar nga Rusia.

Që nga fillimi i luftës, Britania ka angazhuar 15.4 miliardë euro për mbështetje ushtarake dhe civile për Ukrainën. Nga ana tjetër, ndërkohë që lufta po i afrohet vitit të tretë, Ukraina po zhvillon një ofensivë të dytë në rajonin rus të Kursk, duke luftuar për të mbajtur territoret e marra vitin e kaluar dhe rritur sulmet me dronë dhe raketa ndaj objekteve ushtarake ruse. Ndërkohë, trupat ruse po përparojnë ngadalë në lindje të Ukrainës dhe po vuajnë humbje të mëdha, ndërsa Moska intensifikon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke tentuar të ndërpresë furnizimin me ngrohje dhe energji elektrike gjatë dimrit.

/ abcnews.al