Ministri izraelit falet në Al Aksa/ Hebrenjtë mund ta vizitojnë xhaminë, por jo të luten

Veprimi më i fundit i ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit, itamar Ben Gvir ka shkaktuar reagime të shumta dhe nuk është pritur mirë nga zyrtarët palestinezë dhe më tej në rajon. Ben Gvir vizitoi kompleksin e xhamisë Al Aqsa dhe u lut atje, duke shkelur një marrëveshje dhjetëvjeçare për një nga vendet që shpesh [...]Read More...

Ministri izraelit falet në Al Aksa/ Hebrenjtë mund ta vizitojnë xhaminë, por jo të luten

Veprimi më i fundit i ministrit të sigurisë kombëtare të Izraelit, itamar Ben Gvir ka shkaktuar reagime të shumta dhe nuk është pritur mirë nga zyrtarët palestinezë dhe më tej në rajon.

Ben Gvir vizitoi kompleksin e xhamisë Al Aqsa dhe u lut atje, duke shkelur një marrëveshje dhjetëvjeçare për një nga vendet që shpesh është bërë mollë sherri në lindjen e mesme.

Fotot dhe videot në rrjetet sociale tregojnë ministrin e ekstremit të djathtë duke udhëhequr lutjet hebraike në kompleksin që nga hebrenjtë njihet si Mali i Tempullit, në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Lutja në këtë vend shkel një marrëveshje që u lejon hebrenjve të vizitojnë vendin, por jo të luten.

Zyra e kryeministrit izraelit tha një deklaratë duke thënë se nuk kishte pasur asnjë ndryshim në politikën e Izraelit për ruajtjen e marrëveshjes që lejon vetëm myslimanët të lutën atje.

Jordania që ka në kujdestari vendin e quajti vizitën e Ben Gvir një provokim të papranueshëm, ndërsa Autoriteti Palestinez tha se ky veprim tejkaloi të gjitha vijat e kuqe.

Xhamia Al Aqsa është vendi më i shenjtë për hebrenjtë, ndërsa është vendi i tretë më i shenjtë për myslimanët, të cilët besojnë se ishte vendi ku Profeti Muhamed u ngjit në qiell.

Kompleksi pushtua nga Izraeli nga Jordania në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Sipas status quo-së, Jordanisë iu lejua të vazhdonte rolin e saj historik si kujdestare e vendit, ndërsa Izraeli mori kontrollin e sigurisë dhe aksesit.

Ben-Gvir, një ultranacionalist i cili si ministër i sigurisë kombëtare mbikëqyr policinë, e ka vizituar vendin më parë, por sipas mediave izraelite kjo ishte hera e parë që ai u lut hapur aty.

Ministri izraelit është sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe disa vende të tjera për nxitje të përsëritura të dhunës kundër komuniteteve palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar.