Ministri Peci takon fermerët, vlerësohet lart puna e tij katër vjeçare
Ministri i Bujqësisë njëherësh kandidat për deputet nga radhët e partisë “Guxo”, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me fermerë. Peci iu tha të pranishmëve se të njëjtit i kanë kontribuar sigurisë nacioanle për shkak se sigurimi i produktit elementar siç është gruri është siguri nacionale. Jemi në një pozicion që prej që keni qenë

Ministri i Bujqësisë njëherësh kandidat për deputet nga radhët e partisë “Guxo”, Faton Peci, ka zhvilluar një takim me fermerë.
Peci iu tha të pranishmëve se të njëjtit i kanë kontribuar sigurisë nacioanle për shkak se sigurimi i produktit elementar siç është gruri është siguri nacionale.
Jemi në një pozicion që prej që keni qenë fermerët e fundit në rajon sot jeni fermerët më të përkrahur në rajon në kategorinë e subvencioneve. Ju i keni kontribu sigurisë nacionale për shkak se sigurimi i produktit elementar siç është gruri mes të tjerash është siguri nacionale” tha Ministri Peci.
Ndërsa njëri nga fermerët e pranishëm u shpreh me konsiderata të larta për Ministrin Peci.
Ai tha se i njëjti e ka ‘rreh krimin në stupc’ në Minitri të Bujqësisë.
“Eshtë kënaqësi me prit një ministër i cili e ka ‘rreh krimin në stupc’ në Minitri të Bujqësisë. Na kemi pas fatin me pas një Ministër të ndershëm që e ka vlerësu shumë këtë punë, edhe sot po e shohim rritjen e rendimentit, bujku që përfiton pa pas nevojë me dhënë gjysmën e stallës” tha njëri nga fermerët e pranishëm.