40 minuta para kohe, Lumir Abdixhiku i pari deputet që shihet sot në Kuvend

40 minuta para kohe, Lumir Abdixhiku i pari deputet që shihet sot në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është i pari që ka hyrë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seanca konstituive.

Abdixhiku është parë të hyjë në objektin e Kuvendit rreth orës 9:20.

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, me fillim nga ora 10:00, në sallën e seancave.

Në rendin e ditës është pika e katërt, zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.