Miratohet ilaçi për trajtimin e depresionit pas lindjes tek gratë
Gratë që përjetojnë depresion pas lindjes do të kenë së shpejti një opsion të ri trajtimi në Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian miratoi përdorimin e ilaçit “zuranolone”. Depresioni pas lindjes (PPD) është një çrregullim i shëndetit mendor që prek shumë gra në periudhën pas lindjes, duke shkaktuar simptoma si trishtim, ankth, lodhje dhe vështirësi në […] The post Miratohet ilaçi për trajtimin e depresionit pas lindjes tek gratë appeared first on Albinfo.

Gratë që përjetojnë depresion pas lindjes do të kenë së shpejti një opsion të ri trajtimi në Bashkimin Evropian, pasi Komisioni Evropian miratoi përdorimin e ilaçit “zuranolone”.
Depresioni pas lindjes (PPD) është një çrregullim i shëndetit mendor që prek shumë gra në periudhën pas lindjes, duke shkaktuar simptoma si trishtim, ankth, lodhje dhe vështirësi në kryerjen e detyrave të përditshme.
Në komunikatën zyrtare, Komisioni thekson se depresioni pas lindjes mund të jetë një gjendje serioze dhe afatgjatë, me ndikim negativ jo vetëm për nënën, por edhe për fëmijën.
Derisa deri më tani nuk kishte trajtime të miratuara posaçërisht për këtë gjendje, dhe antidepresantët e zakonshëm shpesh duhen përdorur për një kohë të gjatë për të ndikuar në përmirësim, “zuranolone” është një ilaç i ri oral që premton uljen e simptomave pas vetëm dy javësh trajtimi.
Ky medikament u miratua pas vlerësimit të Agjencisë Evropiane të Barnave, por përdorimi i tij nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe periudhës së gjidhënies.
The post Miratohet ilaçi për trajtimin e depresionit pas lindjes tek gratë appeared first on Albinfo.