Misione kërkim shpëtimi/ Stërvitje e përbashkët mes forcave të armatosura dhe gardës së New Jersey
Një stërvitje e përbashkët për misione të kërkim-shpëtimit dhe mirëmbajtjen e avionëve është zhvilluar përgjatë kësaj jave mes Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t. Në një status në rrjetet sociale, ambasada amerikane thotë se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të reagimit ndaj katastrofave apo edhe [...]Read More...

Një stërvitje e përbashkët për misione të kërkim-shpëtimit dhe mirëmbajtjen e avionëve është zhvilluar përgjatë kësaj jave mes Forcave Ajrore të Shqipërisë dhe Gardës Kombëtare të New Jersey-t.
Në një status në rrjetet sociale, ambasada amerikane thotë se bashkëpunime të tilla janë thelbësore për rritjen e kapaciteteve të përbashkëta të reagimit ndaj katastrofave apo edhe në kuadër të angazhimeve të NATO-s.
“Ata po përdorin të njëjtin helikopter Black Hawk që shpëtoi jetë gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit pas Uraganit Sandy në vitin 2012 – dhe po punojnë me të njëjtin ekip mirëmbajtjeje! Aftësia për të përballuar goditje si katastrofat natyrore është një pjesë e rëndësishme e qëndrueshmërisë së Aleatëve – pararojë e mbrojtjes së NATO-s.”
Ambicia e Shqipërisë është që brenda pesë viteve të përgatisë 32 pilotë. Buxheti prej 52,7 miliard lekë, i dhënë për mbrojtjen, parashikon investime edhe për përforcimin e flotës me të tjerë helikopterë, pas blerjes së Black Hawk, që aktualisht cilësohen edhe si “krenaria” e forcës ajrore.
Ndërsa ministria e mbrojtjes nuk përjashton edhe mundësinë e blerjes së avionëve ushtarake në të ardhmen, por kjo shihen si një plan afatgjatë.