Mjeku Vasilevski vazhdon grevën e urisë: “Ose punë, ose do të më marrin me Ndihmën e Shpejtë”

SHKUP — Mjeku dhe specializanti privat, dr. Darko Vasilevski, po vazhdon grevën e tij të urisë përpara objektit të Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.
Përmes një porosie dramatike, Vasilevski ka bërë të ditur se është i vendosur të mos hiqet nga vendprotesta pa u gjetur një zgjidhje përfundimtare për statusin e tij profesional.
Ose do të largohem si i punësuar, ose do të më marrin me Ndihmën e Shpejtë. Nuk mund të vuajmë nga uria përgjithmonë”, është shprehur ai i prerë gjatë protestës.
Dr. Vasilevski tregon se shtysa kryesore për këtë hap ekstrem ishte refuzimi për herë të tretë radhazi në konkurset publike për punësim në profesionin e tij.
Sipas tij, shkaku kryesor i mospranimit lidhet me moshën e tij, gjë që ai e vlerëson si diskriminim të hapur ndaj përvojës dhe kuadrit profesional. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



