Mjekut i bëhet e padrejtë në punësim, nis grevën e urisë para Fakultetit të Mjekësisë në Shkup!

Mjekut i bëhet e padrejtë në punësim, nis grevën e urisë para Fakultetit të Mjekësisë në Shkup!

SKANDAL NË SHKUP! Mjekut i bëhet padrejtësi e hapur në punësim: Merr vendimin ekstrem dhe hyn në grevë urie para Fakultetit!

Pas 15 ditësh pa asnjë përgjigje nga institucionet kompetente, dr. Darko Vasilevski sot ka ndërmarrë një hap ekstrem duke nisur protestë paqësore me grevë urie para Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, përcjell INA.

Vasilevski, i cili është mjek dhe specializant privat, përmes një njoftimi falënderoi të gjithë ata që i dhanë mbështetje gjatë ditëve të kaluara, duke sqaruar se ky akt nuk është i drejtuar kundër asnjë personi personalisht.

“Kjo nuk ishte një vendim që e mora lehtë. Kjo nuk është e drejtuar kundër askujt personalisht”, ka deklaruar ai.

Në vendin ku po proteston, ai tashmë ka vendosur një stol, ndërsa ka paralajmëruar edhe ngritjen e një çadre ku do të qëndrojë 24 orë në ditë gjatë periudhës në vijim.

Shkaku i protestës: Diskriminim brutal për shkak të moshës

Arsyeja e këtij reaktsioni ekstrem është kontesti rreth shpalljes së fundit për punësimin e dy doktorëve të mjekësisë me kohë të papaktuar në Institutin e Fizologjisë Mjekësore dhe Eksperimentale me Antropologji.

Dr. Vasilevski ka zbuluar se mosha e tij është përdorur vazhdimisht si pretekst për ta skualifikuar nga konkurrimet në Fakultetin e Mjekësisë. Sipas dëshmisë së tij, që në vitin 2022 një anëtar i komisionit i kishte dërguar mesazh se është “i vjetër”, se nuk e ka vendin aty dhe se nuk mund të edukohet apo të edhihet akademikisht.

Gjatë intervistës në vitin 2023, çështja e moshës i është hapur sërish, ndërsa në konkursin e fundit të vitit 2026, ai pretendon se anëtari i komisionit i ka thënë drejtpërdrejt: “Ti je i lindur në vitin ’80”.

Mjeku e bën të qartë se i ka plotësuar të gjitha kushtet e shpalljes së fundit dhe se ka qenë i vetmi nga kandidatët që i ka kaluar me sukses të gjitha fazat e specializimit në mjekësinë sportive, program ky që mbulohet pikërisht nga ky institut. Ndonëse profesionalisht ishte më i përgatituri, ai përsëri mbeti jashtë dyerve të punësimit. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.