Modesta Uka vazhdon me gola në Austri
Sulmuesja e Kosovës, Modesta Uka, ka vazhduar me paraqitje dhe me formë të lartë te Austria e Vjenës.
Ajo e shënoi njërin prej gjashtë golave të skuadrës së saj të dielën, në fitoren e parë në derbin e qytetit ndaj SK Rapidit.
Në Bundesligën e Austrisë për futbolliste, Austria Vjena fitoi 6:0 para 2359 shikuesve, transmeton albinfo.ch.
Uka realizoi për 2:0 pas gjysmë ore lojë, ndërsa u zëvendësua pas pjesës së parë kur rezultati ishte 3:0.
Fitorja ishte historike për Austria Vjenën. Historik ishte edhe goli i Ukës në Ligën e Kampionëve në barazimin 1:1 ndaj Interit, pasi ishte i pari për skuadrën e saj në garën elitare për klube.
The post Modesta Uka vazhdon me gola në Austri appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.