Modriç, debutim i hidhur/ Mesfushori kroat luan ndeshjen e parë, Milan munden 4-1 nga Chelsea
Luka Modriç bëri debutimin e tij me Milan, por nuk ishte ndeshja dhe rezultati që kroati do të donte për nisjen e aventurës me skuadrën kuqezi. Ai luajti 45 minutat e dyta në humbjen 4-1 të “Djallit” në “Stanford Bridge” kundër Chelsea. Por rezultati nuk lidhet aspak me paraqitjen e Modriç, në një sfidë që [...]Read More...

Luka Modriç bëri debutimin e tij me Milan, por nuk ishte ndeshja dhe rezultati që kroati do të donte për nisjen e aventurës me skuadrën kuqezi.
Ai luajti 45 minutat e dyta në humbjen 4-1 të “Djallit” në “Stanford Bridge” kundër Chelsea.
Por rezultati nuk lidhet aspak me paraqitjen e Modriç, në një sfidë që mori shpejt për poshtë për Milan.
Në minutën e 5-të, I riu Coubis shënoi një autogol, ndërsa në minutën e tetë Chelsea dyfishoi shifrat me Joao Pedro.
Jo vetëm kaq, pasi në të 18-ën, Coubis plotësoi paraqitjen e tij zhgënjyese me kartonin e kuq, që detyroi ekipin e Masimilliano Allegri të luajë me 10 lojtarë deri në fundin ndeshjes.
Me forca më të shumta në fushë, kampionët e botës thelluan diferencën me 11-metërshin e Delap në minutën e 67-të.
Me një reagim kreanarie, Milan arriti të gjejë golin e nderit me Fofana.
Gjithsesi, humbja në miqësoren e fundit sezonale për kuqezinjtë do të bëhej më e hidhur në fundin e kohës së rregullt.
Depal realizoi edhe golin e katërt për Chelsea që I jep në këtë mënyrë dorën e fundit përgatitjeve përpara sezonit të ri të Premier League që nis këtë fundjavë.