Moska bomba pranë NATOS/ Sulme në qytetin Lviv, viktima dhe të plagosur

Rusia sulmoi Ukrainën me rreth 600  dronë dhe 40 raketa të llojeve të ndryshme. Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në qytetin perëndimor të Lviv dhe disa ndërtesa banimi pësuan dëme. Forcat ajrore të Ukrainës numëruan 614 dronë dhe raketa të tjera të qëlluara nga Rusia gjatë natës deri të enjten [...]Read More...

Moska bomba pranë NATOS/ Sulme në qytetin Lviv, viktima dhe të plagosur

Rusia sulmoi Ukrainën me rreth 600  dronë dhe 40 raketa të llojeve të ndryshme.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në qytetin perëndimor të Lviv dhe disa ndërtesa banimi pësuan dëme.

Forcat ajrore të Ukrainës numëruan 614 dronë dhe raketa të tjera të qëlluara nga Rusia gjatë natës deri të enjten dhe thanë se kishin ndaluar 577 prej tyre. Ky është sulmi më i madh ajror që nga korriku.

Ndërsa sulmet ruse kanë tendencë të përqendrohen në rajonet lindore pranë vijave të frontit, sulmet e fundit goditën edhe zonat perëndimore.

Sulmi më i madh në gati 4 vite lufte ndodhi në fillim të korrikut, kur Rusia sulmoi me 728 dronë dhe 13 raketa në qytetet në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Ukraina tha se forcat e saj të armatosura kishin goditur një rafineri nafte në rajonin e Rostovit të Rusisë, i cili kufizohet me Donbasin.

Zyrtarët thanë se ata goditën gjithashtu një depo dronësh rusë në Donetsk, si dhe objekte të tjera ushtarake dhe infrastrukturore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ka asnjë sinjal nga Moska se ata kanë ndërmend të angazhohen seriozisht në negociatat për fundin e luftës dhe kërkoi presion dhe sanksione të forta.

Sulmet vijnë teksa përpjekjet diplomatike për paqen po vazhdojnë, me synimin për të realizuar një takim mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin deri në fund të muajt gusht.

Zelensky ka shprehur hapur se nuk do të donte që ky takim të mbahej në Budapest, një nga vendet që është propozuar si organizator, pasi Hungaria nuk ka qenë në mbështetje të Ukrainës në luftë. Vende të tjera që janë propozuar janë edhe Roma e Gjeneva, me këtë të fundit që preferohet më shumë për shkak të qëndrimin neutral të Zvicrës.