Mot me temperatura befasuese na pret gjatë pesë ditëve të ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim. Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajt mot me diell, i vranët dhe reshje shiu. Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperatura më e lartë është të martën më 28 gradë celsius. Parashikimi i motit për pesë ditë: E hëne – […]

Mot me temperatura befasuese na pret gjatë pesë ditëve të ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim.

Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajt mot me diell, i vranët dhe reshje shiu.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperatura më e lartë është të martën më 28 gradë celsius.

Parashikimi i motit për pesë ditë:

E hëne – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

E marte – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta të cilat më të fokusuara do të jenë rreth relievit malor. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të theksuara. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius..

E mërkurë- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu të intensitetit te dobët. Në fushat termike parashihen rënie të lehta , sidomos në vlerat e temperaturave të mesditës.

E enjte – Mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë , duke përfshirë të gjithë parametrat meteorologjik, vetëm se shpërndarja e reshjeve mund të përfshijë territore të ndryshme dhe sasi të ulët.

Të premten – Mot me vranësira dhe intervale të gjata me diell. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve.