Moti: Fundjavë e ngrohtë dhe me diell
Mendimi për motin – 7.03.2025 Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë ditëve të fundjavës. Të shtunën, kohëpaskohe mund të kalojnë vransira të pakta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, verilindore 1-5m/s. Mbetet ngrohtë me temperatura maksimale deri në 18C e 21C, derisa minimalet zbresin në -2C e 3C. Kryesisht me diell

Mendimi për motin – 7.03.2025
Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë do të mbajë ditëve të fundjavës. Të shtunën, kohëpaskohe mund të kalojnë vransira të pakta. Frynë erë e lehtë dhe mesatare, verilindore 1-5m/s. Mbetet ngrohtë me temperatura maksimale deri në 18C e 21C, derisa minimalet zbresin në -2C e 3C.
Kryesisht me diell parashihet të mbretëroj edhe të hënën, me maksimale prej 19C e 20C. Nga dita e martë shtrihen më shumë vransira mbi vend, që deri në mbrëmje sjellin kushte për të reshura shiu, duke vazhduar kohëpaskohe përgjatë ditës së mërkurë. Temperaturat megjithë një tendencë të rënies, mbesin të larta deri në 16C e 18C. Minimalet shënojnë rritje në fillim të javës, deri në 5C e 6C.