Mozzik ka nga një thumb për kolegët artistë:”Ju pafsha aty ku doni mem pa”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga publikimi i albumit më të ri të rap-artistit shqiptar Mozzik, titulluar “Mërgimstar”. Mirëpo siç duket reperit i ka ngelur hatri për disa nga kolegët të cilët nuk e kanë mbështetur për punën e tij. Ose të paktën kështu lanë të nënkuptohej disa postime të bëra prej tij në profilin […]

Mozzik ka nga një thumb për kolegët artistë:”Ju pafsha aty ku doni mem pa”

Vetëm pak ditë na ndajnë nga publikimi i albumit më të ri të rap-artistit shqiptar Mozzik, titulluar “Mërgimstar”. Mirëpo siç duket reperit i ka ngelur hatri për disa nga kolegët të cilët nuk e kanë mbështetur për punën e tij.

Ose të paktën kështu lanë të nënkuptohej disa postime të bëra prej tij në profilin personal Instagram.
Në Instastiry thuhet se Mozzik “më parë merrte komente prej kolegëve përpara se të publikonte projekte të reja muzikore”, mirëpo kjo gjë nuk po ndodh më.

Ai shprehet se në intervistat që ka zhvilluar gjithmonë ka folur për kolegët e tij për shkak se nuk i trembet konkurrencës ama një gjë tillë prej tyre nuk e ka parë.

“Ju pafsha aty ku doni mem pa”- ka shtuar ai, pa zbuluar se cilit artist i drejtohet me këto fjalë…