Muharremi: Gjatë 2024 Kosova importoi 142 milionë euro energji nga jashtë, në listë edhe Serbia

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi i ka publikuar disa të dhëna të importit të energjisë elektrike nga Kosova për vitin 2024. Muharremi ka thënë se Kosova ka importuar gjithsejt 142 milionë euro energji elektrike. Rreth 82 milionë euro sipas tij janë importuar nga Shqipëria. Përderisa Kosova ka importuar edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i

Muharremi: Gjatë 2024 Kosova importoi 142 milionë euro energji nga jashtë, në listë edhe Serbia

Njohësi i ekonomisë, Shenoll Muharremi i ka publikuar disa të dhëna të importit të energjisë elektrike nga Kosova për vitin 2024.

Muharremi ka thënë se Kosova ka importuar gjithsejt 142 milionë euro energji elektrike.

Rreth 82 milionë euro sipas tij janë importuar nga Shqipëria. Përderisa Kosova ka importuar edhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe Serbia e Danimarka.

“Importi i Energjisë 2024:

Shqipëri: €81,824,924 Maqedoni e Veriut: €52,295,490 Mali i Zi: €4,366,839 Sllovenia: €3,015,287 Danimarka: €746,494 Serbia: €163,439”, ka shkruar ai në Facebook.