Murati me pretendim të çuditshëm: Opozita po bëhet gati me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka dal me një pretendim të çuditshëm. Ai ka vlerësuar se në zgjedhje lokale të 12 tetorit do të vendoset më shumë se për komunat. Duke mos ofruar asnjë bazë, Murati ka vlerësuar se opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. “Në

Murati me pretendim të çuditshëm: Opozita po bëhet gati me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka dal me një pretendim të çuditshëm. Ai ka vlerësuar se në zgjedhje lokale të 12 tetorit do të vendoset më shumë se për komunat.

Duke mos ofruar asnjë bazë, Murati ka vlerësuar se opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në këto zgjedhje lokale do të vendoset për shumë më tepër sesa vetëm për komunat. Opozita po bëhet gati për me e ndryshu në tavolinë rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe me formu qeveri në koalicion me Listën Serbe. Këtë tashmë kanë filluar ta thonë edhe hapur nëpër tubime lokale e nëpër studio televizive, nëse ua kushtoni vëmendjen e i dëgjoni me kujdes. Po premtojnë se pas zgjedhjeve lokale do të bëhen të gjithë bashkë e ta përmbysin qeverinë. Por meqenëse e dijnë se një koalicion me Listën Serbe para zgjedhjeve komunale do të ishte fatal për ta, opozita synimin e ka që me e zvarritë sa të mundet hapin e formimit të qeverisë, ashtu që koalicioni i tyre me Listën Serbe me u zyrtarizu tek pasi të kryhen zgjedhjet komunale”, ka shkruar Murati.