Musliu: Serbia stërvit paramilitarë rusë ngjajshëm me gupin e Radoiçiqit

Themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë se është shndërruar në një qendër operative të Rusisë për destabilizimin e Evropës dhe Ballkanit. Në një reagim në Facebook, Musliu ka theksuar se Rusia po shfrytëzon territorin serb për të stërvitur grupe paramilitare që synojnë minimin e demokracive evropiane, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve

Musliu: Serbia stërvit paramilitarë rusë ngjajshëm me gupin e Radoiçiqit

Themeluesi i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka akuzuar Serbinë se është shndërruar në një qendër operative të Rusisë për destabilizimin e Evropës dhe Ballkanit.

Në një reagim në Facebook, Musliu ka theksuar se Rusia po shfrytëzon territorin serb për të stërvitur grupe paramilitare që synojnë minimin e demokracive evropiane, me mbështetjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore serbe.

“Serbia është shndërruar në territor ku Rusia, me infrastrukturën që i ofron Beogradi, stërvit lirisht grupe paramilitare për të destabilizuar demokracitë evropiane. A mund të ndodhte kjo pa miratimin e institucioneve serbe? Sigurisht që jo”, ka shkruar Musliu ku edhe e ka shpërndarë një artikull të N1.

Ai shtoi se Beogradi me vetëdije lejon dhe përkrah këto aktivitete, pasi vet Serbia po vepron në mënyrë të ngjashme në rajon, përmes formimit dhe armatosjes së grupeve të armatosura, si ai që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

“Serbia është partner strategjik i Rusisë në projektet më të rrezikshme të destabilizimit të Evropës dhe rajonit tonë, duke e shndërruar veten në hallkën kryesore të ndikimit rus në Ballkan”, përfundon Musliu.