Myslim Murrizi bën deklaratën e fortë: Pesë ish-ministra të PS dhe PD do të arrestohen gjatë verës!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka paralajëmruar se gjatë verës do të arrestohen katër ose pesë ish-ministra, nga e majta, po ashtu edhe nga PD. Ai u shpreh se në një intervistë në Top Channel se kryeministri Edi Rama do të formojë  qeveri të re dhe sipas tij disa nga ministrat që do të bëhen ish-ministra do […] The post Myslim Murrizi bën deklaratën e fortë: Pesë ish-ministra të PS dhe PD do të arrestohen gjatë verës! appeared first on Newsbomb Albania.

Myslim Murrizi bën deklaratën e fortë: Pesë ish-ministra të PS dhe PD do të arrestohen gjatë verës!

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka paralajëmruar se gjatë verës do të arrestohen katër ose pesë ish-ministra, nga e majta, po ashtu edhe nga PD.

Ai u shpreh se në një intervistë në Top Channel se kryeministri Edi Rama do të formojë  qeveri të re dhe sipas tij disa nga ministrat që do të bëhen ish-ministra do të prangosen.  Murrizi tha se dy ish-ministrave socialiste u janë komunikuar dhe akuzat.

“Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme sepse nuk ja arrijnë dot. Ka edhe 2 ose tre seanca dhe hapet të hënën e parë të shtatorit. Deri në shtator do te ketë edhe lajme do të hyjnë nja 4-5 ish-ministra në burg, nja tre i kemi në procese penale.

Do të hyjnë në burg ish-ministra të qeverisjes së PD-së dhe dy ish-ministra të PS-së që i është komunikuar edhe akuza për çfarë. Rama mund ta ndryshojë tani shpejt qeverinë dhe mund të bëhen ish-ministra. Mediu është në proces gjykimi dhe sa kohë që kam parë kërkesën e prokurorit dhe të gjyqtarit, por do të hapen edhe çështje të tjera.”, ka thënë Murrizi.

The post Myslim Murrizi bën deklaratën e fortë: Pesë ish-ministra të PS dhe PD do të arrestohen gjatë verës! appeared first on Newsbomb Albania.