NATO për 25 vjetorin e çlirimit: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë

NATO përmes një postimi në faqen zyrtare kanë shkruar me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë. Nga misioni i NATO-s theksojnë se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në […]

NATO për 25 vjetorin e çlirimit: Puna jonë mbetet sigurimi i paqes dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë

NATO përmes një postimi në faqen zyrtare kanë shkruar me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së forcave ushtarake të Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë.

Nga misioni i NATO-s theksojnë se roli i Aleancës është për të mbajtur një ambient të qetë dhe për të siguruara lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në linjë me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

“Sot shënohen 25 vjet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë. Misioni punon për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në reagim.