Ndahet nga jeta Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se pas një lëngimi të gjatë iu bind ligjit të jetës. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate […]

Ndahet nga jeta Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, teksa shkruan se pas një lëngimi të gjatë iu bind ligjit të jetës.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe dhjetëra të tjerë.

Ndër të tjera, ai ka lënë gjurmë edhe si skenarist dhe autor librash.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe u vlerësua me dhjetëra çmime.

Në fillim të viteve ’90, ai u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.