Ndërpritet energjia elektrike në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina e fajëson Rusinë
Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së. Ukraina e fajësoi Rusinë se bombardimet e saj e ndërprenë furnizimin e centralit me energji elektrike. Centrali më i madh bërthamor në Evropë – i [...]Read More...

Të gjitha linjat e jashtme të furnizimit me energji elektrike për centralin bërthamor Zaporizhja të Ukrainës, të zaptuar nga Rusia, janë jashtë funksionit të premten, tha agjencia bërthamore e OKB-së.
Ukraina e fajësoi Rusinë se bombardimet e saj e ndërprenë furnizimin e centralit me energji elektrike.
Centrali më i madh bërthamor në Evropë – i cili nuk punon por i nevojitet rryma për ta mbajtur të ftohtë lëndën bërthamore – është duke u furnizuar me rrymë tani përmes gjeneratorëve me naftë, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).IAEA-ja ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një katastrofe në Zaporizhja, pasi ky central bërthamor ndodhet pranë vijës së frontit në luftën në Ukrainë.
Që të gjashtë reaktorët e centralit janë të fikur, por lënda bërthamore brenda tyre ka ende nevojë për ftohje të vazhdueshme, gjë që kërkon furnizim të vazhdueshëm me rrymë.
“Centrali bërthamor i Ukrainës (ZNPP) humbi të gjithë furnizimin me rrymë nga jashtë në orën 17:36 sot. Hera e nëntë gjatë konfliktit ushtarak dhe hera e parë që nga fundi i vitit 2023”, tha IAEA në X.
“Aktualisht, ZNPP-ja mbështetet në rrymën e siguruar nga gjeneratorët emergjentë me naftë. Kjo thekson gjendjen jashtëzakonisht të rrezikshme të sigurisë bërthamore”, tha ajo.
Ministri i Energjisë i Ukrainës, German Galuschenko, shkroi në Telegram se një sulm rus kishte shkaktuar ndërprerjen e rrymës në centralin e Zaporizhjas.