Ndërron jetë futbollisti i njohur i Liverpoolit dhe Portugalisë
Ai ka vdekur në një aksident trafiku në Spanjë The post Ndërron jetë futbollisti i njohur i Liverpoolit dhe Portugalisë appeared first on Albinfo.

Bota e futbollit në zi. Futbollisti i njohur i Liverpoolit dhe Portugalisë, Diogo Jota ka ndërruar jetë në moshën 28 vjeçare.
Lajmi është bërë i njohur nga “Marca”, duke u pasuar nga mediat tjera që e kanë konfirmuar lajmin tragjik, transmeton albinfo.ch.
Ai ka qenë në pushime në Spanjë, derisa ishte në veturë me vëllain e tij 26 vjeçar, i cili po ashtu është futbollist.
Vdekja e tij vjen dy javë pas martesës, me gruan me të cilën janë në lidhje nga viti 2012.
Futbollistët dhe klubet kanë filluar të reagojnë për këtë rast tragjik që ka tronditur botën e futbollit.
The post Ndërron jetë futbollisti i njohur i Liverpoolit dhe Portugalisë appeared first on Albinfo.