Ndërron jetë në QKUK një i burgosur

Vdes në QKUK një i burgosur. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot në QKUK ka vdekur një i burgosur me inicialet N.M. i lindur në vitin 1976. Në njoftim thuhet se N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e […]

Ndërron jetë në QKUK një i burgosur

Vdes në QKUK një i burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot në QKUK ka vdekur një i burgosur me inicialet N.M. i lindur në vitin 1976.

Në njoftim thuhet se N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancën e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit, si dhe do të bëhet autopsia si procedurë përfundimtare ligjore për verfikim të shkakut të vdekjes”.