A do të ndikojë Trump në gjykimin e krerëve të UÇK-së? – Tahiraj komenton deklaratën e Edi Ramës

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Delphit, ka përmendur çështjen e gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai bëri të ditur se për këtë çështje kishte diskutuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, por sipas tij, ky i fundit nuk i ka dhënë asnjë përgjigje.
Pata privilegjin të isha me presidentin Donald Trump në ditën e themelimit të Bordit të Paqes dhe i thashë diçka që e kam shumë për zemër, që ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare dhe konkretisht me Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Gjykata është krijuar duke u mbështetur në një raport fantazish, i sponsorizuar nga rusët, nga delegacioni i Vladimir Putinit në Këshillin e Evropës, që mbështet një mocion për të hetuar të ashtuquajturat krime të UÇK-së, dhe specifikisht trafikimin e organeve njerëzore.
Gjykata u ngrit për ta kthyer këtë raport fantazish në një proces kundër udhëheqësve dhe morën nga zyra një president që ishte në detyrë dhe e sollën në Hagë, duke e burgosur përpara një akuze zyrtare, si edhe kryetarin e parlamentit. Më pas, i gjithë procesi u kthye në diçka krejt tjetër, pasi nuk kishte ndodhur asnjë trafikim i organeve njerëzore.
I thashë presidentit Trump se kjo është diçka që ai duhet ta dijë dhe shpresoj që ai të mund të ndërhyjë. Nuk më ka kthyer përgjigje akoma”, ka deklaruar Rama.
Lidhur me këtë, veprimtari i çështjes kombëtare, Saim Tahiraj në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se Gjykata Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës me insistimin e Thaçit.
Ai ka kritikuar presionin politik dhe protestat ndaj saj, duke pyetur pse po ushtrohet ky presion dhe duke akuzuar Ramën se po e sulmon vazhdimisht gjykatën.
Gjykata Speciale është formuar nga Parlamenti i Kosovës; madje ju rikujtoj se kjo është bërë me insistimin dhe presionin e Hashim Thaçit ndaj deputetëve. Kjo gjykatë punon me ligjet e Republikës së Kosovës dhe, sipas Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Drejtësia ka pavarësinë e saj dhe nuk i nënshtrohet asnjë pushteti tjetër politik, pasi kjo i garantohet me Kushtetutë.
Duke u nisur nga këto fakte, pse duhet gjithë ky presion politik përmes figurave politike dhe populist përmes protestave në rrugë? Çfarë e ka shtyrë Edi Rama që t’i shpallë luftë kësaj gjykate? Ai nuk lë takim me personalitete botërore pa e sulmuar dhe pa kërkuar ndihmën e tyre për çbërjen e saj”, ka thënë ai.
Po ashtu, Tahiraj ka përmendur një sërë vrasjesh me motive politike në Shqipëri gjatë dhe para luftës, të cilat sipas tij nuk janë zbardhur ende, duke përfshirë rastet e Ali Ukës, Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit, Sadri Ramqajt dhe vëllezërve Nikqi.
Ai madje ka ngritur dyshime, duke pyetur nëse mund të ketë implikime që e shtyjnë kundërshtimin ndaj kësaj gjykate.
“Në vend që ta përkrahë vendosjen e drejtësisë – e cila bëhet vetëm përmes gjykatave – ai vepron në të kundërtën, duke mos lënë gur pa lëvizur për ta penguar atë. Shumë vrasje me motive politike kanë ndodhur në Shqipëri gjatë luftës dhe para saj, dhe asnjë rast nuk është zbuluar deri më sot, si vrasjet e Ali Ukës, ministrit Ahmet Krasniqit, Ilir Konushevcit, Sadri Ramqajt, vëllezërve Nikqi e të tjerë.
Në vend që ta mbështesë Gjykatën Speciale që të hapë hetime edhe në Shqipëri dhe ndaj personave që kishin peshë në SHISH dhe në organet tjera shtetërore, të cilët mund të jenë përgjegjës për këto raste, ai bën të kundërtën.
A mos vallë është i implikuar diku në këto raste dhe për këtë arsye bën gjithë këtë përpjekje për ta zhbërë Gjykatën Speciale? Unë nuk di se cili mund të jetë motivi tjetër”, ka shtuar ai.
Në fund, Tahiraj ka deklaruar se presidenti Trump nuk pritet të ndërhyjë në vendimet e Gjykatës Speciale, pasi kjo do të binte ndesh me parimet e demokracisë amerikane.
Sipas tij, SHBA-ja shihet si model demokratik, ndaj presidenti Trump pritet të respektojë pavarësinë e drejtësisë dhe vendimet e gjykatave, përfshirë edhe ato të Gjykatës Speciale.
“Besoj se Donald Trump nuk do të bjerë pre e kërkesave të tilla dhe nuk do të ndërhyjë në vendimet e Gjykatës Speciale, sepse kjo do të binte ndesh me vetë demokracinë amerikane. Demokracia amerikane është model për shumë vende të botës; andaj, presidenti Trump pritet të respektojë drejtësinë si pjesë themelore të sistemit demokratik të SHBA-së. Duke u nisur nga kjo, nuk besoj se do të ketë ndërhyrje në
Burimi i lajmit:ina-online.netShënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.



