Ndryshimet në qeveri, Begaj pret në takim kryeministrin Rama
Presidenti Bajram Begaj priti në takim Kryeministrin Edi Rama, ku kreu i qeverisë i ka paraqitur propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritarm. Presidenti ka një afat kushtetues prej shtatë ditësh për të dekretuar shkarkimet dhe emërimet e reja, të cilat më pas do të paraqiten për votëbesim në Kuvendi i Shqipërisë, ku duhet të marrin […]
Presidenti Bajram Begaj priti në takim Kryeministrin Edi Rama, ku kreu i qeverisë i ka paraqitur propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritarm.
Presidenti ka një afat kushtetues prej shtatë ditësh për të dekretuar shkarkimet dhe emërimet e reja, të cilat më pas do të paraqiten për votëbesim në Kuvendi i Shqipërisë, ku duhet të marrin 71 vota. Pas dekretimit dhe votimit në Kuvend, ministrat e rinj do të betohen para Presidentit për të marrë zyrtarisht detyrën.
Ndryshimet u njoftuan fillimisht në Asamblenë e Partia Socialiste dhe përfshijnë largimin e Belinda Balluku nga posti i zv/kryeministres. Në vend të saj si numri dy i qeverisë është emëruar Albana Koçiu, ndërsa drejtimin e energjisë dhe infrastrukturës e merr Enea Karakaçi, ish-drejtues i OSHEE.
Gjithashtu, Pirro Vengu largohet nga Mbrojtja, duke u zëvendësuar nga Ermal Nufi. Ndryshim ka edhe në diplomaci, ku Elisa Spiropali zëvendësohet nga diplomati Ferit Hoxha. Në kabinet hyjnë gjithashtu Eriona Ismaili si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Toni Gogu si ministër i Drejtësisë, ndërsa Besfort Llamallari merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

