Në përpjekje për të rikthyer rrymën në fshat, banorët e Sllupçanit shkaktuan defekt të madh që la tre fshatra fqinjë pa energji elektrike

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës mbrëmë ku një grup banorësh kanë bllokuar rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, ashtu siç veprohet në të gjithë vendbanimet tjera në vend, transmeton Portalb.mk. Ndërkohë kompania energjetike EVN është prononcuar lidhur me protestat. Nga EVN-ja thonë se nga përpjekja e […]

Në përpjekje për të rikthyer rrymën në fshat, banorët e Sllupçanit shkaktuan defekt të madh që la tre fshatra fqinjë pa energji elektrike

Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës mbrëmë ku një grup banorësh kanë bllokuar rrugët për të penguar ekipet për nxjerrjen e orëmatësit jashtë shtëpive të tyre, ashtu siç veprohet në të gjithë vendbanimet tjera në vend, transmeton Portalb.mk.

Ndërkohë kompania energjetike EVN është prononcuar lidhur me protestat.

Nga EVN-ja thonë se nga përpjekja e disa banorëve për të rikthyer vet furnizimin me energji elektrike është shkaktuar një defekt i madh që ka lënë pa rrymë edhe fshatra të tjerë.

Në vend të rikthimit të energjisë elektrike, shkaktuan dështim edhe më të madh që la pa energji elektrike tre fshatra fqinjë. Manipulime të tilla nga joprofesionistë, thonë nga EVN, janë jashtëzakonisht të pasigurta dhe mund të kenë fund tragjik me pasoja fatale.

“Ekipet e Elektrodistribuimit nuk mund ta rregullojnë defektin derisa të marrin garanci të forta se do të mundësohen kushte normale të punës. Defektet e shkaktuara nga manipulimet e paautorizuara, si në këtë rast, kërkojnë shumë kohë për t’u riparuar”, thotë EVN.

Në njoftimin zyrtar, EVN shton se banorët e Sllupçanit nuk e lejojnë operatorin e sistemit të shpërndarjes t’i përmbush obligimet e veta ligjore – të mirëmbajë, përmirësojë dhe instalojë sisteme për matje të saktë të energjisë elektrike.

“Vjedhjet e rrymës në këtë fshat janë 80, kurse arkëtimi është vetëm 20 për qind”, thotë EVN.

Mbrëmë vonë, banorët e fshatit Sllupçan të Likovës kanë djegur goma në hyrje të fshatit, duke bllokuar hyrjen në të. Sipas informacioneve të publikuara mbrëmë nga një pjesë e mediave, “EVN Home” ka fikur rrymën dhe fshatin dhe kjo është arsyeja e bllokimit të rrugës.