Në prag të Samitit të Alaskës/ Kamberi: Disa skenarë në tryezë. Shpresë për paqe
Eksperti për çështje ndërkombëtare, Geron Kamberi ka komentuar takimin Trump Putin për fundin e luftës në Ukrainë, takim që pritet të mbahet në Alaskë. Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News ai tha se ky takim po pritet me shumë ankth dhe se ka shpresë për paqe. “Duket se ekonomia ruse nuk ka ndjerë [...]Read More...

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Geron Kamberi ka komentuar takimin Trump Putin për fundin e luftës në Ukrainë, takim që pritet të mbahet në Alaskë.
Gjatë intervistës në “News Line” në ABC News ai tha se ky takim po pritet me shumë ankth dhe se ka shpresë për paqe.
“Duket se ekonomia ruse nuk ka ndjerë asgjë nga pesha e sanksioneve kështu edhe thënë edhe nga autoritetet ruse. Por edhe aleancat që ka krijuar Rusia, e kanë justifikuar deri diku këtë qasje të saj. Vetë Rusia që kur e nisi këtë operacion ushtarak siç ajo e ka quajtur ka qenë e vetëdijshme se do të ngjallte reagimin e komunitetin ndërkombëtar dhe gjithmonë ka pasur një plan B. Pra dukej se ishte një gjë shumë e mirëmenduar, Rusia do të mbajë nën kontroll të gjitha rajonet e Ukrainës lindore”, tha ai.
Gjithashtu u ndal edhe tek deklaratat për shkëmbime territoresh, ndërsa u shpreh: “Nga pala ruse nuk ndjehet ndonjë kompleks. Tani gjykoj që pozita më e vështirë është e presidentit Zelensky. Kemi Trump që kërkon paqe më çdo kusht, dhe vende të tjera të BE që janë deklaruar se do ta mbështesin. Por edhe presidenti Trump është në pozitë të vështirë sepse ka vendosur imazhin e tij të një paqebërësi. Por nuk është e thjeshtë të flasësh për rezultatet e këtij takimi. Mund të çojë në armëpushim dhe kjo mund t’i japë palëve të takohen sërish”, tha ai, duke shtuar se mbi tavolinë janë disa skenarë, kushtet që ka vendosur Putin mbi tavolinë dihen tashmë”, nënvizoi ai.
/abcnews.al/