Nënkryetari i Prishtinës: Bllokimi i projekteve nga Qeveria ndërlidhet me zgjedhjet lokale të tetorit

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, për FrontOnline veprimet e pushtetit qendror, karshi ndalimit të disa punimeve në kryeqytet, i quan si bllokadë puro politike. ‘’ Kjo qasje bllokuese është puro politike’’ thotë ai. Dyshi i kryeqytetit madje shton se ka edhe tendencë që projektet kapitale të Komunës së Prishtinës  të bllokohen me çdo kusht. ‘’Ka

Nënkryetari i Prishtinës: Bllokimi i projekteve nga Qeveria ndërlidhet me zgjedhjet lokale të tetorit


Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, për FrontOnline veprimet e pushtetit qendror, karshi ndalimit të disa punimeve në kryeqytet, i quan si bllokadë puro politike.

‘’Kjo qasje bllokuese është puro politike’’ thotë ai.

Dyshi i kryeqytetit madje shton se ka edhe tendencë që projektet kapitale të Komunës së Prishtinës  të bllokohen me çdo kusht.

‘’Ka tendencë që Projektet e Prishtinës te bllokohen me çdo kusht’’ shprehet Zogaj.

Nënkryetari i kryeqytetit, potencon se ata janë duke kërkuar komunikim me nivelin qendror në mënyrë që të dilet kjo bllokadë, por që sipas tij, nuk po e gjejnë këtë frymë bashkëpunimi.

‘’Ne anën tjetër, ne po kërkojmë komunikim dhe dalje nga këto bllokada! Por, nuk po e gjejmë ketë fryme bashkëpunimi’’ deklaroi Zogaj.