LDK: Nënshkrimet ende nuk janë verifikuar, takimi i sotëm ishte rutinor

LDK: Procesi i institucioneve mbetet prioritet sipas statutit
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sokol Haliti, ka theksuar se formimi i institucioneve të reja mbetet prioriteti kryesor i partisë, duke u mbështetur në statutin dhe procedurat e brendshme të LDK-së.
Gjatë një deklarate për mediat, Haliti ka sqaruar se LDK respekton afatet, rregullat dhe statutin e saj, duke e cilësuar kapërcimin e ngërçit politik dhe krijimin e institucioneve si një interes të thellë shtetëror.
“LDK-ja respekton afatet, procedurat, rregullat, statutin natyrisht. Interes shtetëror është formimi i institucioneve shtetërore, dhe kapërcimi i këtij ngërçi. Por tash edhe aspektet e tjera partiake e kanë fushëveprimin e vet. Është demokraci, prandaj respektohen rregullat, statuti. Prandaj afatet, mënyra, kushtet, krejt zgjidhjet, krijohen gjithashtu”, ka thënë ai.
Ai ka sqaruar se nënshkrimet ende nuk janë verifikuar, ndërsa ka theksuar se takimi i mbajtur sot nuk ishte takim i Kryesisë së partisë, por një takim rutinor.
Haliti ka qenë i pyetur edhe për raportimet që flasin për një marrëveshje të mundshme midis LDK-së dhe Vetëvendosje (VV), në lidhje me formimin e institucioneve.
“Do të thotë nuk jam duke shprehur mendimin e kryesisë. Institucionet shtetërore dhe zgjedhja e presidentit është e patjetërsueshme. Vendi duhet me i dhënë institucioneve, edhe duhet me i dhënë stabilitet institucional, shtet funksional. Mos-implementimi i buxhetit është rrezikim i funksionimit vital të shtetit. Prandaj duhet me pasë institucione të qëndrueshme që e implementojnë buxhetin, dhe plan-programin. E besoj tash që partnerët e tjerë kanë me u kriju, e krijon LDK-ja, e krijon dikush tjetër, është temë tjetër. Kjo është ligjore, legjitime dhe është temë e negociatave, e rezultateve të negociatave e të tjera”, ka shpjeguar ai.
Me pak fjalë
LDK-ja thekson se formimi i institucioneve mbetet prioritet, duke respektuar statutin dhe procedurat e brendshme. Nënshkrimet ende nuk janë verifikuar, ndërsa takimi i sotëm ishte rutinor. Haliti sqaron se procesi i institucioneve është i patjetërsueshëm për stabilitetin e shtetit.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



