SHBA nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe për rritjen e prodhimit të raketave Patriot dhe THAAD

SHBA nënshkruajnë marrëveshje miliardëshe për rritjen e prodhimit të raketave Patriot dhe THAAD
Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një marrëveshje me vlerë mbi 3 miliardë dollarë me kompanitë Lockheed Martin dhe Northrop Grumman për rritjen e prodhimit të komponentëve për raketat interceptuese të sistemeve Patriot dhe THAAD.
Vendimi vjen në një kohë kur konfliktet në Iran dhe Ukrainë kanë konsumuar një pjesë të konsideruesueshme të rezervave amerikane të armatimeve. Sipas Pentagonit, marrëveshja e re do të krijojë një burim të dytë furnizimi për motorët me karburant të ngurtë PAC-3 dhe do të rrisë prodhimin e pajisjeve të sigurisë për ndezjen e raketave.
Marrëveshja, e njoftuar nga Pentagon dhe Northrop, vjen pas një kontrate të veçantë prej 58.6 miliardë dollarësh, të nënshkruar javën e kaluar, përmes së cilës Lockheed iu dha përgjegjësia për prodhimin e raketave interceptuese Patriot.
Shtetet e Bashkuara kanë furnizuar aleatët e tyre me sasi të mëdha armësh, ndërsa njëkohësisht kanë përdorur municione në përplasjet me Iranin. Kjo ka rritur shqetësimin për nivelin e rezervave amerikane të sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe armëve me precizion të lartë.
Pentagoni bëri të ditur se marrëveshja kuadër do të mundësojë trefishimin e prodhimit të sistemeve Patriot dhe katërfishimin e prodhimit të sistemeve THAAD.
Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një institut kërkimor me bazë në Uashington, ka vlerësuar së fundmi se ushtria amerikane disponon më pak se 1000 raketa interceptuese Patriot dhe më pak se 250 sisteme THAAD, të cilat konsiderohen dy nga sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore. Të dyja janë përdorur gjerësisht në Lindjen e Mesme.
Negociatorët e Pentagonit u kanë bërë presion kompanive kontraktuese që të përshpejtojnë zbatimin e marrëveshjeve të përkohshme të prodhimit të arritura më herët gjatë këtij viti, me synim rritjen e kapacitetit për prodhimin e raketave.
Ukraina përballet prej kohësh me mungesa të rezervave të sistemeve Patriot, të cilat mbeten e vetmja armë në arsenalin e saj e aftë për të rrëzuar raketa balistike.
Ndërkohë, SHBA kanë arritur një marrëveshje të ngjashme kuadër edhe me kompaninë RTX Corporation, kompania mëmë e Raytheon, me synimin për të rritur prodhimin e raketave lundruese Tomahawk nga rreth 60 njësi në vit për ushtrinë amerikane aktualisht, në 1000 njësi në vit në afat të gjatë.
Me pak fjalë
SHBA kanë nënshkruar marrëveshje miliardëshe me Lockheed Martin dhe Northrop Grumman për rritjen e prodhimit të raketave Patriot dhe THAAD. Qëllimi është trefishimi i prodhimit të Patriot dhe katërfishimi i THAAD, duke u përgjigjur nevojave të rezervave të reduktuara për shkak të konflikteve në Iran dhe Ukrainë. Gjithashtu, është planifikuar rritja e prodhimit të raketave Tomahawk në 1000 njësi në vit.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



