Nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që edhe nesër e pasnesër do të ketë kufizime nëpër disa rrugë të Shkupit, transmeton Portalb.mk. “në datat 12, 13 dhe 14.06.2024 (e mërkurë, e enjte dhe e premte, SPB Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim […]

Nesër dhe pasnesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar që edhe nesër e pasnesër do të ketë kufizime nëpër disa rrugë të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“në datat 12, 13 dhe 14.06.2024 (e mërkurë, e enjte dhe e premte, SPB Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në zonën më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit”, njoftoi Policia.

Policia sqaroi që kufizimet janë për shkak të mbajtjes së takimit ministror në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PCSEE) dhe Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.