Nesër do takohen ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth sigurisë në rajon

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, raporton Radio Evropa e Lirë. BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja. Për këtë temë, ministrat e […]

Nesër do takohen ministrat e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth sigurisë në rajon

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, raporton Radio Evropa e Lirë. BE-ja e konsideron këtë si prioritet, pasi sfidat për sigurinë e këtij rajoni janë të ngjashme me ato që përballet edhe BE-ja.

Për këtë temë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologët e tyre nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 24 qershor në Luksemburg.

BE-ja përgatiti një dokument orientues për bashkëpunimin me vendet e rajonit në këtë fushë dhe ai do të diskutohet në takimin e përbashkët ministror.

“Sfidat që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat e tashme gjeostrategjike dhe kjo e vë rendin evropian dhe global në rrezik”, thuhet në dokumentin që pa Radio Evropa e Lirë.

“Rëndësia e unitetit, vlerave të përbashkëta dhe qëllimi i përbashkët brenda familjes evropiane janë gjëra parësore, sidomos me partnerët që aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Duke qëndruar së bashku me BE-në – gjë që po ashtu reflektohet përmes përshtatjes së partnerëve tanë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë – është një shenjë e orientimit strategjik, të bazuar në vlerat dhe parimet e përbashkëta, sidomos për respektimin e sundimit të ligjit dhe të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet po ashtu në këtë dokument.