Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës sot duke filluar nga ora 14:00 ka mbajtur një mbledhje, në të cilën u morën disa vendime, raporton Gazeta Sinjali. Në mesin e vendimeve që u morën sot është edhe miratimi i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025, shkruan Front Online. ‘Miratuar Strategjinë e Punësimit në Kosovë […]

Këto janë të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë Kurti

Qeveria e Kosovës sot duke filluar nga ora 14:00 ka mbajtur një mbledhje, në të cilën u morën disa vendime, raporton Gazeta Sinjali.

Në mesin e vendimeve që u morën sot është edhe miratimi i Strategjisë së Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025, shkruan Front Online.

‘Miratuar Strategjinë e Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025. Kjo strategji është multi-sektoriale që ka si qëllim rritjen e qëndrueshmërisë të tregut të punës dhe gjithëpërfshirës së qytetarëve. Ajo paraqet përpjekjet tona për rritje të mundësive të punësimit me një fokus të veçantë për gratë, të rinjtë dhe grupet e tjera të cenueshme në tregun e punës. Një pjesë kryesore e strategjisë është edhe përmirësimi i sistemit të arsimit dhe trajnimit profesional për të rritur aftësitë dhe kompetencat e fuqisë punëtore, e cila do të realizohet përmes forcimit të qendrave të aftësimit profesional dhe përshtatjes së ofertës së trajtimit me nevojat e tregut të punës’, thuhet tutje.

– Vazhduar mandatin Arben Gashit si hetues të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike.

– Emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit Ekzekutiv të Përgjithshëm të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë me këtë përbërje:

o Ilir Muçaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MPJD-së, Kryesues

o Jeton Qela, u.d. Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së, anëtar

o Besim Kamberaj, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në MZhR-së, anëtar

o Haxhi Metaj, ekspert i jashtëm, anëtar

o Qamil Ajvazi, Udhëheqës i NjMBNj, anëtar

– Ndaluar funksionimin e shërbimeve të Rrjetit Social “TikTok” në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, më qëllim të eliminimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike nga përdorimi e këtij rrjeti social. Me këtë vendim obligohen të gjitha institucionet publike të cilat janë pronarë dhe administrojnë me rrjete shtetërore të komunikimit, të vendosin kufizime e nevojshme teknike për ndalimin e funksionimit të shërbimeve të rrjetit social “TikTok” në ambientet zyrtare të punës, si dhe obligon të gjithë zyrtarët publikë që kanë në shfrytëzim pajisje zyrtare që ta largojnë këtë aplikacion së bashku me fajllat instalues të tij.

– Ndarë 20,721.00 Euro për përmbushjen e kontributit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2024 në Qendrën Rajonale të Nismës Rajonale për Migrim, Azil dhe Refugjatë. Kjo ndarje buxhetore sot u bë marrë parasysh rëndësinë e prezencës së Republikës së Kosovës ne organizata rajonale, e sidomos në fushën e migrimit.

– Miratuar Strategjinë Shtetërore Kundër Drogave 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2026. Me këtë strategji synohet ngritja e kapaciteteve institucionale për hetimin dhe luftimin e trafikimit të drogës, si dhe ulja e prezencës dhe konsumimit të drogës në Kosovë, duke zvogëluar kështu pasojat negative që sjell droga dhe duke krijuar një shoqëri të shëndetshme dhe të sigurt.

– Miratuar Strategjinë e Punësimit në Kosovë 2024-2028 dhe Planin e Veprimit 2024-2025. Kjo strategji është multi-sektoriale që ka si qëllim rritjen e qëndrueshmërisë të tregut të punës dhe gjithëpërfshirës së qytetarëve. Ajo paraqet përpjekjet tona për rritje të mundësive të punësimit me një fokus të veçantë për gratë, të rinjtë dhe grupet e tjera të cenueshme në tregun e punës. Një pjesë kryesore e strategjisë është edhe përmirësimi i sistemit të arsimit dhe trajnimit profesional për të rritur aftësitë dhe kompetencat e fuqisë punëtore, e cila do të realizohet përmes forcimit të qendrave të aftësimit profesional dhe përshtatjes së ofertës së trajtimit me nevojat e tregut të punës.

– Aprovuar Raportin mbi Zbatimin e Programit të Borxhit Shtetëror. Ky raport evidenton se Kosova ka një prej niveleve më të ulëta të borxhit shtetëror në kontinentin e Evropës, që më 31 dhjetor 2023 përbënte 17.52% të Bruto Produktit Vendor.

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentimit të Marrëveshjes për Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatat e Grupit të Bankës Botërore.

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.