RMV, rritje lineare e pensioneve deri në 5000 denarë, Sindikata e pensionistëve përshëndeti vendimin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ne seancën e saj të parë, ndër të tjera ka biseduar edhe për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë, ndërsa zotimi është konfirmuar dhe është vendosur që kjo rritje të realizohet dy herë, prej të cilave pagesa e parë prej 2.500 denarë do të bëhet në shtator, ndërsa pagesa e […]

RMV, rritje lineare e pensioneve deri në 5000 denarë, Sindikata e pensionistëve përshëndeti vendimin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ne seancën e saj të parë, ndër të tjera ka biseduar edhe për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë, ndërsa zotimi është konfirmuar dhe është vendosur që kjo rritje të realizohet dy herë, prej të cilave pagesa e parë prej 2.500 denarë do të bëhet në shtator, ndërsa pagesa e dytë prej 2.500 denarë në mars, transmeton Portalb.mk.

Mickoski para disa ditësh tha se aktualisht nuk ka para në buxhet për rritjen e pensioneve, por me rebalancin që duhet të miratohet në gusht do të sigurohen para për rritje lineare të pensioneve.

“Buxhetit i mungojnë 2,5 miliardë denarë apo 40 milionë euro për pagesën e pensioneve aktuale. Ato para janë shpenzuar për gjëra me të cilat organet hetimore do të merren shumë në periudhën në vijim. Përkundër faktit se ka mungesë të mjeteve buxhetore për pensionet aktuale, me ribalancimin e Buxhetit do të parashikojmë edhe rritje lineare, për të cilën nevojiten edhe 40 milionë euro shtesë”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në vënia e gurthemelit të një shkolle fillore në Draçevë të Shkupit më 26 qershor 2024.

Sindikata e pensionistëve të Maqedonisë (SPM), anëtare e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSLM), e cila bashkon pensionistët nga mbarë vendi, e mirëpriti rritjen e paralajmëruar të Qeverisë së re të pensioneve për 5000 denarë.

“Statusi socio-ekonomik i pensionistëve në Maqedoni në vitet e fundit është vërtet në nivel të palakmueshëm. Është e nevojshme të rriten pensionet në mënyrë që ato të jenë të mjaftueshme për të siguruar një jetë të denjë për pensionistët. Shpresojmë që në të ardhmen me Qeverinë e re të kemi një dialog social të drejtë dhe korrekt dhe të hedhim në tryezë të gjitha problemet që prekin pensionistët”, thuhet në njoftim.

LEXO: Seanca e parë e Qeverisë së RMV-së në fund të javës, projektligji për rritje lineare të pensioneve një nga hapat e parë LEXO: RMV, në buxhet nuk ka para, por me rebalancin nga shtatori do të ketë rritje lineare të pensioneve për 2.500 denarë