Nesër festohet Bajrami i Kurbanit! Fetahu: Moment i devotshmërisë së lartë

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Kurbanit. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në mesazhin e tij uroi këtë festë të madhe e të bekuar, që ngërthen ngjarje hyjnore dhe frymëzon besimtarët drejt dashurisë dhe përkushtimit ndaj Allahut Fuqiplotë, përcjell TV21. Ai theksoi se këto ditë janë të shënuara me përmbushjen e Haxhit, zbritjen […] The post Nesër festohet Bajrami i Kurbanit! Fetahu: Moment i devotshmërisë së lartë appeared first on InfoShqip.com.

Nesër festohet Bajrami i Kurbanit! Fetahu: Moment i devotshmërisë së lartë

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Kurbanit. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në mesazhin e tij uroi këtë festë të madhe e të bekuar, që ngërthen ngjarje hyjnore dhe frymëzon besimtarët drejt dashurisë dhe përkushtimit ndaj Allahut Fuqiplotë, përcjell TV21. Ai theksoi se këto ditë janë të shënuara me përmbushjen e Haxhit, zbritjen e Kuranit famëlartë dhe prerjen e kurbanit – si shprehje e besimit të palëkundur dhe gatishmërisë për sakrificë. Kurban Bajrami, sipas tij, është shumë më tepër se një festë – është një shkollë shpirtërore që edukon në bujari, solidaritet dhe paqe, forcon lidhjet mes njerëzve dhe nxit bashkëjetesën në shoqërinë tonë multietnike. Në fund, ai theksoi se kjo festë është një thirrje për kthim drejt vetvetes, drejt mirësisë, drejtësisë dhe dashurisë ndaj Zotit të Plotfuqishëm.

“Allahu Fuqiplotë thotë në Kur’anin Famëlartë: “Tek Allahu nuk arrin as mishi i tyre, e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin devotshmëria juaj.” Në kohën e sfidave të mëdha, kjo festë na kujton se është e domosdoshme të angazhohemi në eliminimin e problemeve me të cilat përballet njerëzimit, të zhdukim varfërinë dhe të mbjellim qetësinë dhe begatitë e jetës, të ngremë vlerat morale ndaj anomalisë së sotme; të promovojmë shpirtëroren në vend të egoizmit dhe xhelozisë; të përhapim paqen në vend të luftës dhe mizorive – siç po ndodh në botë, të vendosim dijen mbi injorancën dhe rendin mbi kaosin”, tha Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

The post Nesër festohet Bajrami i Kurbanit! Fetahu: Moment i devotshmërisë së lartë appeared first on