Nesër hapet Panairi i Librit në Shkup

Nesër hapet Panairi i Librit në Shkup
Nesër hapet Panairi i Librit në Shkup

Nga 23 deri më 29 prill 2026, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet Panairi i Librit, i cili këtë vit pritet të mbledhë rreth 65 shtëpi botuese nga vendi dhe jashtë.

Sipas organizatorëve, panairi do të ofrojë tituj të rinj, autorë, si dhe aktivitete profesionale dhe panele diskutimi. Në të do të marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë nga Britania e Madhe, Greqia dhe rajoni.

Ngjarja zhvillohet nën moton “Hap një dritare drejt botëve të reja” dhe synon të promovojë leximin dhe kulturën e librit.

Panairi pritet të zgjasë shtatë ditë dhe të shndërrojë Shkupin në një qendër të rëndësishme të botimeve dhe leximit në rajon.

Burimi i lajmit:ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.