Nesër në ora 8 nis “maratona” për projektligjin e Speciales, më pas seanca e Kuvendit

Komisioni për Legjislacion pritet të mblidhet nesër në ora 08:00 për shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë.
Po sipas këtyre burimeve, pas mbledhjes së Komisionit pritet të bëhet kërkesa për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, ku do të votohet projektligji për Gjykatën Speciale.
Kujtojmë se Qeveria tashmë ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore për vazhdimin e procedimit të saj.(IndeksOnline)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



