VLEN: Nesër, shqiptarët e Luginës kanë mundësi të shkruajnë histori!

VLEN: Nesër, shqiptarët e Luginës kanë mundësi të shkruajnë histori!

VLEN u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi dhe të mbështesin listën e përbashkët të partive politike shqiptare.

Bashkimi tashmë është realitet. Tani është koha që ky bashkim të dëshmohet me votë, me mobilizim dhe me përfaqësim sa më të madh në Parlamentin e Serbisë.

Apelojmë veçanërisht te shqiptarët e Luginës që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, të udhëtojnë drejt vendvotimeve të tyre dhe ta ushtrojnë të drejtën e votës.

Urojmë që ta kthejmë bashkimin në forcë politike dhe 25 tetorin në një ditë historike për shqiptarët e Luginës! Synimi është përfaqësimi më i madh shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Çdo votë ka rëndësi!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.