Netanyahu paralajmëron sulme të reja/ Kryeministri izraelit: Nuk ka qetësi për Hamas

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka përjashtuar sulme të mëtejshme ndaj udhëheqësve të Hamasit, duke thënë se ata nuk do të kenë imunitet kudo që të jenë. Gjatë një konference të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio, Netanyahu tha se çdo vend ka të drejtë të mbrohet përtej kufijëve të tij. Deklaratat vijnë [...]Read More...

Netanyahu paralajmëron sulme të reja/ Kryeministri izraelit: Nuk ka qetësi për Hamas

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk ka përjashtuar sulme të mëtejshme ndaj udhëheqësve të Hamasit, duke thënë se ata nuk do të kenë imunitet kudo që të jenë.

Gjatë një konference të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio, Netanyahu tha se çdo vend ka të drejtë të mbrohet përtej kufijëve të tij.

Deklaratat vijnë pas sulmit të Izraelit në Doha javën e kaluar, që në shënjestër kishte liderë të lartë të grupit palestinez. Netanyahu tha se vendimi për sulmin ishte tërësisht I Izraelit, duke përjashtuar që të kenë vënë në dijeni Shtetet e Bashkuara apo të kenë marrë miratim nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë Rubio u ndal te njohja e shtetit palestinez, një hap që disa vende kanë thënë se do e ndërmarrin në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që mbahet disa ditë më vonë.

Ai tha se njohja e Palestinës është simbolike, por gjithashtu do e bëjë Hamasin të ndihet më I guximshëm.

Takimi I Rubio dhe Netanyahu ndodhi paralelisht me samitin urgjent të thirrur në Doha të Katarit pas sulmeve izraelite, ku të pranishëm ishin liderë dhe diplomatë nga vendet arabe dhe ato islame.

Emiri I Katarit Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani tha në fjalën hapëse të samitit se nëse Izraeli dëshiron kthimin e pengjeve, atëherë nuk duhet të vrasë të gjithë  negociatorët që po marrin pjesë në bisedimet për një armëpushim. Ai madje e akuzoi Izraelin se po bën gjithçka për të siguruar dështimin e këtyre negociatave dhe se gënjen kur thotë se kërkon lirimin e pengjeve.

Hamad Al Thani e akuzoi Izraelin se po bën një gjenocid në Gaza dhe se po sigurohet që enklava palestinezë të mos jetë më e jetueshme.

Një sërë udhëheqësish rajonalë morën pjesë në samit, përfshirë Princin e Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Presidentin egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi dhe presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmad al-Sharaa. / abcnews.al /