Netanyahu: Synojmë të marrim kontrollin e plotë të Gazës
Izraeli synon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por nuk dëshiron që ta mbajë apo ta qeverisë atë, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, para mbledhjes së kabinetit të tij të sigurisë. “Synojmë”, përsëriti Netanyahu, kur u pyet gjatë një prononcimi për Fox News, nëse Izraeli dëshiron të marrë kontrollin “e gjithë Gazës”. Kjo [...]Read More...

Izraeli synon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por nuk dëshiron që ta mbajë apo ta qeverisë atë, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, para mbledhjes së kabinetit të tij të sigurisë.
“Synojmë”, përsëriti Netanyahu, kur u pyet gjatë një prononcimi për Fox News, nëse Izraeli dëshiron të marrë kontrollin “e gjithë Gazës”.
Kjo intervistë u zhvillua pak para se Netanyahu të niste mbledhjen e kabinetit të sigurisë lidhur me planet e luftës në Gazë.
Sipas mediave izraelite, Netanyahu synon që gjatë mbledhjes të marrë miratimin për zgjerimin e operacioneve ushtarake, përfshirë në zona urnave ku besohet se mbahen pengje.
I pyetur nga Fox News nëse Izraeli do të kontrollojë të gjithë Rripin e Gazës, “ashtu si para 20 vjetësh”, Netanyahu u përgjigj:
“Ne nuk duam ta mbajmë. Duam të kemi një perimetër sigurie. Nuk duam ta qeverisim”.