Neymar dëshiron t’i bashkohet Man Unitedit

Neymar raportohet se po synon një lëvizje drejt Manchester Unitedit. “L’Equipe” raportoi javën e kaluar se Manchester United ishte në bisedime të avancuara për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germainit, i cili është gjithnjë e më i hapur për një largim nga kryeqyteti francez. Dëshira e tij për të bërë lëvizjen drejt “Old Trafford” […]

Neymar dëshiron t’i bashkohet Man Unitedit

Neymar raportohet se po synon një lëvizje drejt Manchester Unitedit.

“L’Equipe” raportoi javën e kaluar se Manchester United ishte në bisedime të avancuara për të nënshkruar me sulmuesin e Paris Saint-Germainit, i cili është gjithnjë e më i hapur për një largim nga kryeqyteti francez.

Dëshira e tij për të bërë lëvizjen drejt “Old Trafford” thuhet se ka bërë që Neymar të refuzojë çdo kontakt të mundshëm nga Arabia Saudite.

Tani, sipas asaj që ka raportuar “FootMercato” transferimi i brazilianit është i lidhur me mundësinë që Man United të bëhet me pronarë nga Katari.

Kjo thuhet se mund të lehtësojë një lëvizje të 31-vjeçarit drejt “Djajve të Kuq”.

Nëse dështon një transferim i mundshëm te Manchester United, Neymar besohet se do të vendosë për të qëndruar në “Parc des Princes”.