Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

Nga 12 tetori 2025, Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të kontrollit kufitar për qytetarët që nuk janë nga vendet anëtare. Ky sistem, i quajtur “Sistemi i Hyrje/Daljes” (EES), do të zëvendësojë praktikën tradicionale të vendosjes së vulave në pasaporta, duke shënuar një hap drejt digjitalizimit dhe sigurisë së shtuar […] The post Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen appeared first on Albinfo.

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

Nga 12 tetori 2025, Bashkimi Evropian do të nisë zbatimin e një sistemi të ri të kontrollit kufitar për qytetarët që nuk janë nga vendet anëtare. Ky sistem, i quajtur “Sistemi i Hyrje/Daljes” (EES), do të zëvendësojë praktikën tradicionale të vendosjes së vulave në pasaporta, duke shënuar një hap drejt digjitalizimit dhe sigurisë së shtuar në kufijtë evropianë, përcjell albinfo.ch.

Zbatimi i EES-së ka qenë në planet e BE-së që nga viti 2017, por është shtyrë disa herë për shkak të vonesave në përgatitjet teknike nga disa shtete. Tani, Komisioni Evropian ka caktuar datën 12 tetor 2025 për fillimin zyrtar, me një periudhë tranzicioni gjashtëmujore ku sistemi do të aplikohet gradualisht në të gjitha 29 shtetet që marrin pjesë në zonën Schengen – përfshirë edhe Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Si do të funksionojë EES?
Sistemi do të regjistrojë automatikisht datën e hyrjes dhe daljes së çdo vizitori nga një vend i tretë (që nuk është pjesë e BE-së), si dhe të dhënat për qëndrime të tejzgjatura apo raste kur hyrja është refuzuar. Në vend të vulave fizike, udhëtarëve do t’u merren të dhëna personale dhe biometrike – përfshirë fotografinë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Pasaportat biometrike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë përmbajnë këto të dhëna, janë të harmonizuara me standardet e BE-së. Kjo do të thotë se qytetarët e rajonit do të jenë të përgatitur nga ana teknike për t’iu nënshtruar këtij sistemi të ri.

Pse po zbatohet ky sistem?
Sipas Komisionit Evropian, EES do të ndihmojë në:

Parandalimin e qëndrimeve të paligjshme përtej afatit të lejuar;

Identifikimin e udhëtarëve që përpiqen të hyjnë në mënyrë të parregullt;

Zvogëlimin e mashtrimeve me dokumente dhe identitete;

Rritjen e sigurisë së përgjithshme në hapësirën Schengen.

“Ky sistem do të na ndihmojë të kemi kontroll më të mirë të kufijve dhe të parandalojmë abuzimet me sistemin e vizave”, deklaroi Magnus Brunner, komisionar për Migrim në BE.

A do të ketë vonesa në kufij?
Zbatimi i teknologjisë së re mund të shkaktojë pritje më të gjata në pikat kufitare, sidomos në fillim. Udhëtarët që udhëtojnë me aeroplanë, tragete apo trena drejt Evropës duhet të jenë të përgatitur për kontrolle më të detajuara dhe disa minuta shtesë për regjistrimin biometrik.

Ministria e Jashtme e Britanisë paralajmëroi se “udhëtarët duhet të presin më gjatë në kufi sapo sistemi të hyjë në fuqi.”

Për të zbutur efektet e fillimit të sistemit, BE-ja do të zhvillojë fushata informuese nëpër aeroporte dhe pika kufitare, duke informuar udhëtarët mbi procedurat e reja dhe mënyrën e funksionimit të EES.

The post Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen appeared first on Albinfo.