Ngërçi politik, Kryeziu: Sondazhet e fundit po tregojnë se qytetarët po duan konsensus politik

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar sondazhin e UBO-së, i cili është publikuar mbrëmë. Ai ka bërë me dije se ky sondazh tregon se konsenzuesi politik është një detyrim që vjen nga qytetarët. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarët po duan kompromis. “Rezultatet zgjedhore të 9 shkurtit dhe sondazhet

Ngërçi politik, Kryeziu: Sondazhet e fundit po tregojnë se qytetarët po duan konsensus politik

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka komentuar sondazhin e UBO-së, i cili është publikuar mbrëmë.

Ai ka bërë me dije se ky sondazh tregon se konsenzuesi politik është një detyrim që vjen nga qytetarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qytetarët po duan kompromis.

“Rezultatet zgjedhore të 9 shkurtit dhe sondazhet e djeshme na tregojnë se konsensusi politik dhe bashkëqeverisja nuk janë zgjedhje të liderëve, por detyrim që vjen nga vetë struktura e sistemit zgjedhor dhe mesazhi i votës qytetare”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Sondazhet e fundit dhe rezultatet e 9 shkurtit tregojnë se qytetarët e Kosovës po ndihmojnë në krijimin e një skene politike më përfaqësuese, duke parandaluar dominimin e një partie të vetme dhe duke kërkuar konsensus për qeverisje. Kjo qasje e votuesve kosovarë po funksionon si një reagim ndaj polarizimit ekstrem dhe si një mundësi për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe një kulturë politike që i tejkalon interesat e partive dhe liderëve”, ka shkruar ai.