Ngjarje tragjike në Gjermani: Babai vret djalin pesëvjeçar dhe vajzën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje
Policia gjermane ka gjetur sot në mëngjes trupat e pajetë të tre personave në një shtëpi në qytetin Neumark, në rajonin e Saksonisë. Ndër të vdekurit janë dy fëmijë të vegjël – një djalë pesëvjeçar dhe motra e tij dyvjeçare, raporton Berliner Kurier. Policia mori një telefonatë rreth orës 8:30, pas të cilit inspektorët e […] The post Ngjarje tragjike në Gjermani: Babai vret djalin pesëvjeçar dhe vajzën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje appeared first on Albinfo.

Policia gjermane ka gjetur sot në mëngjes trupat e pajetë të tre personave në një shtëpi në qytetin Neumark, në rajonin e Saksonisë.
Ndër të vdekurit janë dy fëmijë të vegjël – një djalë pesëvjeçar dhe motra e tij dyvjeçare, raporton Berliner Kurier.
Policia mori një telefonatë rreth orës 8:30, pas të cilit inspektorët e policisë kriminale dhe administrata e policisë në Zwickau shkuan në vendngjarje.
Sipas informacioneve të deritanishme, fëmijët janë vrarë nga babai i tyre 55-vjeçar, i cili më pas ka kryer vetëvrasje duke u varur në apartament. Motivi i krimit nuk dihet.
Policia gjermane po vazhdon hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.
The post Ngjarje tragjike në Gjermani: Babai vret djalin pesëvjeçar dhe vajzën dyvjeçare, pastaj kryen vetëvrasje appeared first on Albinfo.