Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Drilon Rama shpallet fitues

Drilon Rama, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në skenën e sportit. Mbrëmë, në një meç të zhvilluar në palestrën ‘Leisure’ në Londër, ai u përball me boksierin Atrokhau, të cilin e mposhti pas raundeve të rregullta. Me këtë përballje, Driloni shton edhe një fitore tjetër në karrierën e […]

Ngjitja e parë në ring pas BBVK, Drilon Rama shpallet fitues

Drilon Rama, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në skenën e sportit.

Mbrëmë, në një meç të zhvilluar në palestrën ‘Leisure’ në Londër, ai u përball me boksierin Atrokhau, të cilin e mposhti pas raundeve të rregullta.

Me këtë përballje, Driloni shton edhe një fitore tjetër në karrierën e tij sportive.

Pas daljes nga formati televiziv, ai duket se po e kthen vëmendjen drejt ringut, ndërsa ky meç shënon një hap të radhës në këtë drejtim.