Nis viti shkollor me kërcënim në Wallisellen

Kërcënim në shkollë në Wallisellen, arrestohet një 28-vjeçare The post Nis viti shkollor me kërcënim në Wallisellen appeared first on Albinfo.

Nis viti shkollor me kërcënim në Wallisellen

Një situatë e tensionuar u regjistrua të premten në Shkollën e Mesme Bürgli në Wallisellen (ZH), pas një kërcënimi të raportuar që çoi në evakuimin e menjëhershëm të nxënësve dhe stafit shkollor, përcjell albinfoi.ch.

Policia Kantonale e Cyrihut ndërmori një operacion të gjerë, duke rrethuar zonën dhe duke angazhuar edhe shërbimet e zjarrfikësve. Nxënësit u transportuan në një sallë shumëfunksionale për siguri.

Pas hetimeve intensive, autoritetet arrestuan një grua zvicerane 28-vjeçare, e cila dyshohet si autore e kërcënimit. Ajo u dërgua në prokurori për hetime të mëtejshme dhe është vendosur në paraburgim me urdhër të gjykatës.

Motivi dhe rrethanat e incidentit mbeten të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim. Deri në përfundimin e procedurave ligjore, zbatohet prezumimi i pafajësisë. /Albinfo.ch

Për më shumë detaje – https://www.blick.ch/schweiz/zuerich/nach-drohung-an-schule-in-wallisellen-zh-polizei-verhaftet-schweizerin-28-id21179853.html

The post Nis viti shkollor me kërcënim në Wallisellen appeared first on Albinfo.